Vllaznia ‘piketon’ dy afrimet e para

Futboll

Vllaznia ‘piketon’ dy afrimet e para

Më: 23 maj 2024 Në ora: 12:48
Vllaznia

Vllaznia ka hedhur prapa-krahëve zhgënjimin e sfidës me Egnatian. Shkodranët tashmë kanë kthyer fokusin te merkatoja dhe te lojtarët që do t’iu duhen për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Kështu drejtuesit kanë “piketuar” dy futbollistët e parë. Në ‘radarin’ e kuqebluve kanë rënë dy lojtarët e skuadrës kryeqytetase. bëhet fjalë për Albion Markun, i cili ka mbyllur marrëveshjen me Dinamon dhe tashmë është i lirë.

Ndërkohë futbollisti i dytë është Denisson, të cilit i ka përfunduar kontrata me “Blutë, por mes palëve ka një akord për rinovimin. Gjithsesi kjo nuk ndal shkodranët të tentojnë transferimin e tij dhe do të provojnë gjithçka për të bindur brazilianin të transferohet në Shkodër.

Puna ka nisur dhe tashmë kqueblutë bëjnë edhe hapat e parë për transferimin e tyre.

Dy lojtarë që e njohin mirë Superioren dhe me eksperiencën që kanë shikohen si të duhurit për kuqeblutë për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat