Gati për Realin

Futboll

Gati për Realin

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:01
Endrick e Perez

Endrick tani ka nisur numërimin mbrapsht që do ta çojë atë të bëhet lojtar i Real Madrid në të gjitha aspektet sezonin e ri. Talenti brazilian, i cili pas pak javësh do të mbushë 18 vjeç, do të jetë në dispozicion të trajneri Carlo Ancelotti nga sezoni i ardhshëm.

“Marrëdhënia ime me Vini dhe Rodrygo është shumë e mirë. Ata janë të rinj dhe janë përshtatur shumë mirë si me qytetin ashtu edhe me klubin. Edhe mënyra e të luajturit në Spanjë është një frymëzim dhe jam i sigurt se do të më ndihmojnë shumë”, tha ai për “As”.

Në lidhje me pritshmërinë në Madrid, ai shtoi: “Unë isha në Madrid dhe u takova me trajnerin Ancelotti e presidentin Perez. Ata më dhanë shumë qetësi dhe besim. Më thanë se do të vazhdojnë të ndjekin ndeshjet e mia në Palmeiras dhe se do të më presin shumë mirë”.

“Champions League? Më shumë se sa ta dua e di se të jesh kampion në Europe është një detyrim nëse je në Madrid. Ai është një turne për të cilin Real Madrid mendon gjithmonë dhe skuadra nuk duhet ta fillojë sezonin me ndonjë objektiv tjetër përveç këtij”, u shpreh Endrick.

Ai pranoi se Topi i Artë është një objektiv i së ardhmes: “Topi i Artë është pasojë e sukseseve të arritura gjatë shumë viteve, por e di që nuk është gjëja kryesore për momentin. Klubi është gjithnjë e më i rëndësishëm. Unë zgjodha Real Madrid pasi ka qenë gjithmonë një ëndërr. Nuk më duhej të zgjidhja asgjë, thjesht bëra një ëndërr realitet”.

Duke folur për skuadrën e tij të re, ai tha: “Unë tashmë i kam takuar të gjithë. Në ekipin më të mirë në botë, në çdo ndeshje çdokush mund të befasojë, siç e kemi parë. Është e pamundur të thuhet se kush është më i miri në një klub si ky. Real ka gjithmonë tre ose katër lojtarë që mund të zgjidhen si më i miri në botë”.

Në lidhje me marrëdhënien me Mbappe, që gjithashtu do të vijë te Real Këtë verë, Endrick shtoi: “Në një grup fitues, asnjë lojtar nuk përfaqëson një kërcënim për tjetrin. Klubi më i mirë në botë duhet të përpiqet gjithmonë të ketë më të mirën në të gjitha rolet, gjithmonë. Të jem pranë lojtarëve të mëdhenj dhe të konkurroj për një vend me ta do të më bëjë të përmirësohem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat