Slot nis revolucionin te Liverpooli

Futboll

Slot nis revolucionin te Liverpooli

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Trajneri i ri i Liverpool, Arne Slot, kërkon të sjellë në “Anfield” portierin e Feyenoord, Justin Bijlow.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja “The Sun”, që shtoi se ky afrim mund të krijojë mjaft përplasje brenda skuadrës së “reds” mes afrimit të ri dhe portierit aktual Allison.

Portieri 26-vjeçar holandez, ishte në shënjestër të Manchester United verën e kaluar, kur u largua De Gea. Asokohe ai ku shtonte 22 milionë stërlina, por tani mund të transferohet për 10 milionë, pasi kontrata i skadon në vitin 2026 dhe ka patur disa dëmtime sezonin e fundit.

Mediat shtojnë gjithashtu se edhe Arsenal është vënë në ndjektë të Bijlow, me Mikel Arteta që dëshiron një numër 2 të ri, pasi portieri aktual Aaron Ramsdale pritet të largohet. Pra, duket se e ardhmja e portierit holandez do të jetë Premier League, ku ka mjaft admirues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat