Gjoba dhe pezullime për çerekfinalen e kthimit të Champions-it

Futboll

Gjoba dhe pezullime për çerekfinalen e kthimit të Champions-it

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:35
Xavi

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ndëshkoi Sergi Roberto dhe Xavi Hernandez për sjelljen e treguar në çerekfinalen e kthimit të Champions League 2023-2024 kundër PSG, e fituar nga francezët (4-1).

Kapiteni i Barçës, i cili është gati të rinovojë, nuk do të mund të luajë në dy sfidat e para të edicionit të ardhshëm të këtij kompeticioni për shkak të “sjelljes josportive dhe gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarit”.

Arbitër në atë ndeshje ishte rumuni Istvan Kovacs, i cili akordoi direkt kartonin e kuq ndaj Ronald Araujo për rrëzimin e Bradley Barcola. Ky organ zbatoi nenin 15.1 të Kodit Disiplinor ndaj tij, ashtu siç e zbatoi për Xavi dhe De la Fuente.

Këta të dy u përjashtuan, por ndërsa trajneri i portierëve humbi vetëm një ndeshje, trajneri i Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të jetë në stol në dy ndeshjet e ardhshme të kompeticionit evropian, njësoj si si Sergi Roberto, për të njëjtat arsye që përmendëm më lart.

Nga ana tjetër, Barcelona mori një gjobë prej 26.000 euro për sjellje të papërshtatshme të ekipit, 26.250 euro të tjera për hedhjen e sendeve dhe 5.000 euro për pushtimin e fushës së lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat