Strategu i triumfit historik në Dublin

Futboll

Strategu i triumfit historik në Dublin

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:51
Gasperini e Percassi,

Atalanta triumfoi në “Europa League”, fitoi trofeun e parë evropian, të dytin në historinë e klubit bargamask. Në qendër të këtij suksesi qëndron pa diskutim Gian Piero Gasperini. Trajneri nga Grugliasco e ndërtoi këtë arritje historike, hap pas hapi, deri natën e Dublinit.

Ditët e fundit po bëhen gjithnjë e më konkret zërat mbi interesimin e Napolit për trajnerin në fjalë për sezonin e ardhshëm. Sipas thashethemeve, presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të rrëmbejë ish-trajnerin e Genoa nga klubi i Bergamos.

Numri një i klubit zikaltër, Antonio Percassi, megjithatë ka folur për të ardhmen e Gasperinit. Për “Rai Sport”, ai tha me siguri të plotë: “Nuk kam asnjë dyshim. Zero dyshime për Gasperinin, i cili do të mbetet me ne. Do të takohemi dhe do të diskutojmë më shumë, por ky trofe do të na ndihmojë të vazhdojmë së bashku”.

Trajneri i Atalantas është favoriti kryesor për marrjen e trashëgimisë së Francesco Calzona dhe hapjen e rrugës së projektit të ri të klubit napolitan. Pas “jo”-së së Antonio Contes, trajneri nga Grugliasco është në garë me Stefano Piolin për pankinën e Napolit. Kujtojmë se Gasperini dhe Atalanta kanë kontratë deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat