Franca në ankth për Maignan

Futboll

Franca në ankth për Maignan

Më: 23 maj 2024 Në ora: 15:50
Maignan

Didier Deschamps “dridhet” për gjendjen e Mike Maignan.

Portieri i Milanit po kalon një periudhë mjaft delikate. I munguar në fushat e blerta për shkak të një dëmtimi muskulor që nga fundi i prillit, 28-vjeçari u dëmtua sërish mëngjesin e së enjtes, gjatë stërvitjes.

Këtë herë, raporton “L’Equipe”, problemi është në gishtin e njërës dorë. Ish-portieri i Lille, i cili duhej të rifitonte vendin e tij në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Salernitana, duhet ta shtyjë kthimin në fushë.

Ai do t’iu nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit të ri dhe kohëzgjatjen e mosdisponueshmërisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat