Një epokë e re për Investimet Sportive të Katarit

Futboll

Një epokë e re për Investimet Sportive të Katarit

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:49
PSG

Sezoni i ardhshëm te Paris Saint-Germain premton të jetë i pari pa yllin kryesor Kylian Mbappé i cili i shtohet lamtumirave te Neymar dhe Messit ne keto sezonet e fundit. Numri 10 i Francës do të largohet nga Parisi për të fluturuar drejt Real Madridit shumë të kërkuar dhe të dëshiruar, duke i dhënë fund përfundimisht sulmit të mrekullueshëm të përbërë së bashku me Neymar dhe Messi, me të dy që janë larguar nga Franca vitet e fundit (Arabi dhe Amerike).

Një epokë e re për Investimet Sportive të Katarit, e cila, përveç përballjes me një ndryshim të rëndësishëm sportiv (të shkaktuar nga ardhja e Luis Enrique), do të duhet të përballet sërish me Fair Play-in Financiar. Siç raporton gazeta franceze L’Equipe, PSG ka qenë në analizë të kujdesshme nga UEFA praktikisht gjithmonë, aq sa ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në vitin 2022, të cilën për momentin klubi po e respekton.

Dhe pasi e bëri këtë vitin e kaluar, PSG gjithashtu nuk duhet të ketë sanksione nga organi më i lartë i futbollit evropian në vitin 2024. Mbi kokën e klubit varen 55 milionë euro, që është pjesa e gjobës së pezulluar e cila në total shkon në 65 milionë.

Prandaj, plani i rënë dakord për rikuperimin e kostos tre-vjeçare për klubin parisien vazhdon pa probleme, gjë që me largimin e Mbappe do të çlirojë burime të tjera ekonomike, pavarësisht se francezi shkon në Madrid si transferim i lirë. Në fakt, paga mujore bruto e ish-Monacos shkonte në 6 milionë euro dhe ne vit ishin 72 mln euro bruto qe do te thote gati gjysma e rrogave qe sot perfitohen nga organika e PSG ne vit.

Natyrisht, do të duhet të presim ende te PSG për të pasur një bilanc që mund të konsiderohet i virtytshëm, duke qenë se në bilancin e 22/23 regjistroi një humbje prej 110 milionë euro.

Por trendi po përmirësohet qartë dhe llogaritë po buzëqeshin ndërsa presin 116.5 milionë eurot që rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Ligue 1 dhe fondit CVC Capital Partners në lidhje me të drejtat televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat