Një gjerman për rinisjen e Barcelonës

Futboll

Një gjerman për rinisjen e Barcelonës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 17:00
Hansi Flick

Ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet ndarja mes Barcelonës dhe Xavit. Tekniku 44-vjeçari mori drejtimin e skuadrës së zemrës në 6 nëntorin e vitit 2021.

Dhe në pankinën katalanase arriti të fitonte një titull kampion dhe një Superkupë Spanjë gjatë vitit të kaluar. Vendin e tij pritet ta zërë një gjerman.

Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg.

Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.

Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se bisedimet vijojnë dhe së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick.

Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.

Më parë ka drejtuar Bayern Munich, skuadër në drejtimin e së cilës fitoi 7 trofe, mes tyre edhe Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat