KFF Mitrovica i jep leksion KFF Kosovës, fiton Kupën e Kosovës

Futboll

KFF Mitrovica i jep leksion KFF Kosovës, fiton Kupën e Kosovës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:26
KFF Mitrovica

Klubi i futbollit Mitrovica ka shënuar sukses të madh, duke u stolisur me Kupën e Kosovës. 

Një sukses i madh për vashat e klubit mitrovicas, të cilat shkëlqyen në finale.

“KFF Mitrovica ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur KFF Kosova (VR), me rezultat 7:1, në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. 

Kësisoj, futbollistet e klubit mitrovicas e mbyllin sezonin me kurorën e dyfishtë”, njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat