Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:33
Flick

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajneri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Klubi katalanas duket se ka marrë vendimin për të larguar ish-mesfushorin e njohur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur së fundmi me drejtuesit.

Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta për ta zëvendësuar. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg. Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.

Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick.

Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat