Barça i kërkon mendim Gundoganit

Futboll

Barça i kërkon mendim Gundoganit

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:50
Ilkay Gundogan

Barcelona thuhet se ka kërkuar mendimin e Ilkay Gundogan për trajnerin gjerman, Hansi Flick. Ish-trajneri i Bayern Munichu aktualisht është favoriti për të zëvendësuar Xavi-n te Barcelona.

Sipas gazetares së COPE, Helena Condis, Barcelona i kërkoi Ilkay Gundogan mendimin e tij për Hansi Flick.

Gundogan thuhet se ka përmendur se gjermani është një trajner i mirë. Megjithatë, ai tha se është i butë dhe jo aq i rreptë sa trajnerë si Thomas Tuchel.

Condis gjithashtu raportoi se Barcelona ishte në bisedime të avancuara me Hansi Flick tri javë më parë, përpara se Xavi të ndryshonte mendje dhe të vendoste të qëndronte në klub për një sezon tjetër.

Megjithatë, Flick thuhet se është ende i hapur për të marrë detyrën e Barçës dhe klubi gjithashtu e dëshiron atë.

Ilkay Gundogan ka luajtur nën drejtimin e Flick për kombëtaren gjermane nga viti 2021 deri në vitin 2023. Një tjetër lojtar në skuadrën katalanase që ka luajtur nën drejtimin e tij është Robert Lewandowski.

Hansi Flick udhëhoqi Bayern Munich drejt Triplete-s së tyre të dytë.

Ai ishte gjithashtu ndihmës trajneri i Joachim Low kur Gjermania fitoi Kupën e Botës 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat