Korabi me besim të madh para kualifikueseve

Futboll

Korabi me besim të madh para kualifikueseve

Nga: K.G. Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:13
Korabi nga Dibra

Korabi nga Dibra beson e shpreson se do të rikthehet në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Korabi doli i pari bindshëm në Ligën e Tretë-Jugperëndim, 11 pikë para Lirisë dhe 15 se Kravari. 

Nga 18 ndeshje kanë shënuar 16 fitore dhe një barazim me Demir Hisarin dhe kanë pësuar një humbje nga Prespa 

“Tani vjen pjesa më e vështirë, ndeshja e barazhit të së shtunës me Vardarskin në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari.

 Skuadra e Korabit është krenaria e qytetit, e cila është një nga më të vjetra në Maqedoni, e themeluar në vitin 1921 dhe që ka luajtur në të gjitha ligat, përveç të Parës”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.

“Kur në sezonin 2021/22 ramë nga Liga e Dytë – Perëndim, së bashku me tre klube të tjera për shkak të formimit të Ligës së Dytë Unike, qëllimi ynë i parë ishte të forconim ekipin dhe të ktheheshim sërish në ligën e dytë. 

Tifozët tanë të shumtë e meritojnë këtë. Kemi rikthyer disa nga futbollistët tanë që kanë luajtur për Voskën dhe Gostivarin, gjë që doli të ishte një lëvizje e mirë dhe këtë vit nuk patëm konkurrencë serioze për vendin e parë në Ligën e Tretë. Tani është radha e ndeshjes me Vardarskin, të jesh apo jo”, -  tha kryetari i Korabit Habib Klonboçishta.

“Kjo tani është ndeshja finale për ne. Kam besim te lojtarët e mi, besoj se nuk do të zhgënjejnë dhe së bashku me tifozët do të gëzohemi pas ndeshjes.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, kam informacione se Vardarski do të jetë një kundërshtar serioz, e presim sepse e kanë fituar vendin e parë në Ligën e Tretë-Lindje para Sllogës nga Vinica, Maleshit, Ovçe Poles, Rudarit nga Probishtip, Dojransko. Jezero, Tiverija. Kjo duhet respektuar”, thotë trajneri i Korabit, Adrian Mulladauti.

Gjatë gjithë kampionatit në Ligën e Tretë-Jugperëndim, fanellën e Korabit e kanë bartur: Mugni Opre, Kreshnik Vërllaku, Ahsen Mularexha, Fehmi Dumani, Ujkan Muça, i cili me 18 gola është golashënuesi më i mirë i Korabit, Adis Trapi, Arlind Berzati, Edin Mersovski, Krenar Vërllaku, Trim Ambari, Anil Vojka, Amin Kaçalniku, Fatjon Lesi, Lundrim Veisiu, Adrian Mulladauti, Adem Kolonja, Enis Ramku, Enes Bolice dhe Habib Klobuçishta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat