Juventusi sfidon Ronaldon

Futboll

Juventusi sfidon Ronaldon

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:58
Ronaldo

Juventusi sfidon Ronaldon: Nuk i detyrohemi asgjë.

Bardhezinjtë do të apelojnë në Gjykatën e Torinos kundër pagesës së 9.8 milionëve për portugezin, e sanksionuar nga arbitrazhi i 17 prillit

Juventusi ka vendosur të sfidojë Cristiano Ronaldon.

Klubi bardhezi do të apelojë në Gjykatën e Torinos kundër arbitrazhit të 17 prillit, i cili detyroi klubin t'i paguajë 9.8 milionë euro kampionit portugez.

Juventusi mbetet i bindur se ka vepruar drejt në të ashtuquajturën manovër të pagave dhe se nuk i detyrohet asgjë ish-lojtarit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat