Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë

Futboll

Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 22:34
Fortuna Dusseldorf

Fortuna Dusseldorf me një këmbë në Bundesligë. Klubi historik gjerman ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0:3 në ndeshjen e parë të Play off-it ndaj Bochumit në transfertë, duke hedhur një këmbë në elitën e futbollit gjerman.

Sfida u zhbllokua nga autogoli i Hoffman në minutën e 13’, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Dusseldorfi shënoi edhe dy herë të tjera me Klaus e Engelhardt, për të vulosur suksesin 0-3.

Sfida e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Merkus Spiel Arena” të Dusseldorfit më 27 maj, pritet të jetë vetëm një formalitet për Fortunën, pasi duket e pamundur që Bochum të realizojë mrekullinë dhe të sigurojë mbijetesën.

Bochumi mbylli sezonin e rregullt në vendin e 16, por në ndeshjen e parë të Play Off-it për mbijetesën bëri shumë pak për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, teksa vendin e saj me shumë gjasë do ta marrë Fortuna Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat