Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:39
Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll për femra, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj.

Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat