Klubi polak: Zyba do të largohet nga Legia Varshavë

Futboll

Klubi polak: Zyba do të largohet nga Legia Varshavë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:30
Qëndrim Zyba

Qëndrim Zyba nuk do të vazhdojë me Legian e Varshavës përtej këtij edicioni.

Klubi polak përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter njoftoi se mesfushori kosovar do të largohet nga klubi.

“Qëndrim Zyba do të largohet nga klubi”, shkroi shkurt klubi polak.

Zyba fillimisht ishte raportuar se do të shitet te Legia, megjithatë në fund u vendos vetëm për një huazim deri në fund të sezonit nga Ballkani.

Ai pati shumë pak minutazhë te Legia dhe nuk e fitoi besimin e klubit për të vazhduar.

Zyba do të rikthehet te Ballkani dhe mbetet të shihet se a do ta vazhdojë karrierën diku tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat