Messi zhgënjen 50 mijë tifozë

Futboll

Messi zhgënjen 50 mijë tifozë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:29
Messi

Vancouver Whitecaps njoftoi tifozët pak orë më parë se Leo Messi nuk pritet të luajë në ndeshjen e Inter Miamit në transfertë kundër Vancouverit këtë të shtunë.

Në fakt, klubi nga Florida nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me disponueshmërinë e argjentinasit apo lojtarëve të tjerë si Luis Suarez dhe Sergio Busquets.

Por Whitecaps kanë thënë se e kuptuan se asnjë nga të tre nuk do të udhëtonte me klubin në vizitën e tyre të parë në Vancouver që nga nënshkrimi i Messit vitin e kaluar.

Më shumë se 50,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në këtë ndeshje. “Ylli” 36-vjeçar argjentinas ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje të Major League Soccer këtë sezon dhe kryeson klasifikimin e asistimeve me 12.

Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, sot e mësova që do isha kapiten në finale

Shefi ekzekutiv i Whitecaps, Axel Schuster, tha se ai e di se do të ketë shumë tifozë të zhgënjyer me mungesën e Messit dhe shokëve të tij, por shton se klubi “mbetet i përkushtuar për ta bërë këtë një përvojë të veçantë për të gjithë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat