Ky është numri zyrtar i biletave të shitura për Partizani – Egnatia

Futboll

Ky është numri zyrtar i biletave të shitura për Partizani – Egnatia

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Partizani do të përballet me Egnatian për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të “Abissnet Superiore”.

Supersfida që do të zhvillohet më 26 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.

2 ditë na ndajnë nga ndeshja dhe interesi për finalen e madhe të Superiores nuk ka qenë ndoshta ai që pritej.

Deri pasditen e djeshme, janë shitur rreth 5100 bileta për finalen Partizani-Egnatia, por duke ditur që ka akoma kohë pritet që numri i biletave të shitura të rritet.

Gjithashtu, sipas pretendimeve rreth 2000 tifozë do të udhëtojnë nga Rrogozhina drejt Tiranës.

Këta të fundit do të vendosen në tribunën S, ndërsa në atë N, do të vendosen tifozët e Partizanit, diçka që është përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat