Arteta “tremb” Arsenalin

Futboll

Arteta “tremb” Arsenalin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:49
Mikel Arteta,

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, nuk i mbyll derën një rikthim në vendlindje në të ardhmen për të drejtuar një ekip spanjoll. Këtë gjë e konfirmoi vetë trajneri 42-vjeçar në një intervistë per “Marca”.

“Nëse vullneti im do të më kthejë në atdheun tim do të je mi kënaqur.

Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem të punoj aty sepse toka ime më tërheq shumë”, u shpreh Arteta, që duket se ka mall për vendlindjen.

“Po ashtu, shpesh më mungon edhe mënyra jonë e të jetuarit, e të qenit bashkë, kultura jonë. Kjo do të thotë që e kam gjithmonë në kokë që një ditë të drejtoj një ekip spanjoll”, tha trajneri aktual i Arsenal.

Gjithsesi, për momentin nuk duket një kthim në Spanjë në horizont prët Arteta: “Jam i kënaqur këtu tek Arsenal, me mënyrën ata më trajtojnë dhe më pëlqen shumë puna ime. Mendoj se një ditë do të vijë koha të kthehem, nuk do të iki gjithë jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat