Salah merr vendimin drastik

Futboll

Salah merr vendimin drastik

Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:59
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka vendosur të ndryshojë pamjen në këtë fund sezoni në Premier League. Flokët kaçurrela më të famshme në Ligën Angleze tashmë janë në histori.

“Faraoni” ka ngarkuar një foto para pasqyrës në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën mund të dallohet koka e rruar, edhe pse jo plotësisht. Ajo shoqërohet nga një “emoji” që ndërthur një pikë vuajtjeje dhe një buzëqeshje.

Nuk është hera e parë që Salah i mban flokët të shkurtra.

Në fillimet e tij, te Chelsea dhe Baseli, ka pasur të njëjtin stil. Me këtë rast, megjithatë, bie në sy fakti se i ka të shkurtra. Disa madje kanë përfituar nga rasti duke komentuar me ironi se është një nderim për trajnerin e ri Arne Slot.

Sulmuesi i Liverpoolit e mbylli sezonin me 25 gola dhe 14 asistime në 44 ndeshjet që luajti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat