Dinamo – Prishtina e Re, sfidë të jesh apo të mos jesh

Futboll

Dinamo – Prishtina e Re, sfidë të jesh apo të mos jesh

Nga: K.G.. Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:11
Dinamo

E diela pritet me kërshëri në futbollin e Kosovës. Luhet ndeshja e parë e barazhit  mes skuadrave që janë renditur në vend të dytë në

Grupin A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës.

Dinamo e Grupit A sfidon Prishtinën e Re të Grupi B. 

Fituesi i kësaj sfide ndeshet në finale të barazhit më vendin e tetë të Superligës.

“Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, skuadra jonë do të përballet në barazh kundër Prishtinës së Re.

Ju keni dëshmuar ndër vite se si përkrahet një klub i qytetit. Andaj, të dielën, nga ora 15:00 në stadiumin në Drenas, si asnjëherë më parë, na duhet mbështetja juaj për të kaluar këtë sfidë të barazhit kundër Prishtinës së Re.

Ju ftojmë të vini në stadium dhe të na përkrahni me të gjithë fuqinë tuaj. Zëri juaj nga tribuna është ajo që na shtyn përpara, ajo që na jep forcën për të luftuar deri në fund. Të gjithë së bashku mund të arrijmë diçka të madhe.

Nisja nga salla Bill Clinton në ora 12:30!”, njofton FC Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat