Ancelotti rrëfehet në 360 gradë

Futboll

Ancelotti rrëfehet në 360 gradë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:47
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka konfirmuar në sallën e shtypit se Tchouaméni do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve, ndonëse nuk e ka përjashtuar atë nga Kampionati Evropian.

Trajneri i është drejtuar veçanërisht lamtumirës së Kroos, të cilin e ka cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. “Carletto” ka vënë në pah guximin e gjermanit për “t’i varur këpucët në gozhdë” dhe ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë ta zëvendësojë. Për 10-vjetorin e “Décima”-s, italiani garantoi se ruan një kujtim mjaft të gjallë.

Ndeshja e fundit: “Kemi punuar mirë këtë javë dhe duam ta përfundojmë si duhet kampionatin. Ka qenë një sezon fantastik, kemi bërë shumë mirë që në fillim. Të shtunën i themi lamtumirë një legjende të klubit tonë dhe duam ta shijojmë si moment. Është një ditë e rëndësishme për mënyrën se si e kemi menaxhuar këtë kampionat”.

Nëse Nacho largohet: “Siç e kemi thënë shumë herë, legjendat duhet ta zgjedhin fatin e tyre. Duhet ta respektojmë vendimin e Toni dhe t’i themi lamtumirë sa më mirë. Unë e respektoj shumë vendimin e tij, sepse është një njeri me guxim të madh profesional. Zëvendësimi i tij është shumë i ndërlikuar, por jo i pamundur. Kjo skuadër ka burime, siç ka treguar në dhjetë vitet e fundit, duke fituar shumë çdo vit”.

Biseda e tij me Kroos: “Ne kemi folur për këtë, ai ishte i bindur, dëshiron të thotë lamtumirë në nivelin më të lartë. Të thuash lamtumirë kështu do të ishte ideale, të gjithë duan ta lënë futbollin në nivelin më të lartë, por duhet të kesh guxim për ta bërë këtë”.

Momenti i lamtumirës së Kroos dhe zëvendësimi i tij: “Në nivel teknik është shumë e vështirë ta gjesh zëvendësuesin, por nuk është ajo që po mendojmë. Ai e sheh njësoj, është i qetë dhe i fokusuar në atë që duhet të bëjë. Toni është gjerman dhe duket shumë e vështirë për t’ia ndryshuar mendjen”.

Dyshimet për Tchouaméni: “Nuk do të luajë dot në finalen e Champions League, do të fokusohet në rikuperimin për Europianin”.

10 vite nga “Décima”: “Është një kujtim shumë i gjallë i asaj që ndodhi dhjetë vite më parë. Ka të rinj që po shtyjnë dhe që janë në qendër të skenës. Mendoj se gjithçka filloi atje”.

“Topi i Artë” për Kroos: “Nuk është gjëja më e rëndësishme për ne. Nëse fitojmë Champions League, do të ketë disa lojtarë madrilenë që mund ta fitojnë atë”.

Profili i Kroos: “Një nga më të mirët në menaxhimin e kohës së lojës me posedim të topit. Toni është unik në aftësitë e tij të pasimeve, ka kontribuar shumë në futboll, jo vetëm në Madrid. Ai mbetet një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit”.

Mbappé dhe Lojërat Olimpike: “Nuk i futem kësaj teme. Më pëlqen t’i shikoj ndeshjet e futbollit, veçanërisht sportistët italianë”.

Si një ish-lojtar, a është e vështirë të thuash mjaft: “Kjo varet nga secili person. Disa e shohin të komplikuar, të tjerët si të thjeshtë. Nuk ka qenë e vështirë për Toni. Ai mund të vazhdojë të luajë pa probleme, por për të ka ardhur momenti të thotë mjaft. Për mua ka qenë e komplikuar kur u tërhoqa nga futbolli i luajtur”.

E ardhmja e Nacho: “Ai nuk ka vendosur ende. Ne nuk nxitojmë, sepse duam ta përfundojmë sezonin dhe më pas të vendosim. Ideja për të gjithë është të përpiqemi të fitojmë Champions-in e 15-të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat