Marotta për yllin e dytë

Futboll

Marotta për yllin e dytë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:53
Beppe Marotta

“Në këtë titull të 20-të, në këtë yll të dytë, përmblidhet i gjithë thelbi i Interit.

Ky sukses do të mbetet përgjithmonë në historinë zikaltër”. Kështu shprehet Beppe Marotta, CEO i Interit, i cili mbyll me këto fjalë ndërhyrjen në librin kushtuar klubit ku bën pjesë, i cili do të shpërndahet pa pagesë të dielën e ardhshme si “insert” në “La Repubblica”.

E njëjta gazetë parathotë disa pasazhe. “Së bashku kemi hyrë në histori, po së bashku do të vazhdojmë ta shkruajmë historinë, – thotë Marotta për kampionatin që e çoi klubin zikaltër drejt yllit të dytë.

– Ishte një udhëtim madhështor, një sezoni i jashtëzakonshëm, duke kulmuar me dy yje të artë në gjoks.

Fitorja e titullit, i 20-ti për ngjyrat tona, do të kujtohet përgjithmonë nga klubi dhe tifozët, në Milano dhe në mbarë botën. Interi merr frymë histori, Interi është vetë historia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat