Gati për finalen e madhe

Futboll

Gati për finalen e madhe

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:02
Shehi

Partizani do të përballet me Egnatian për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të “Abissnet Superiore”.

Supersfida që do të zhvillohet më 26 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.

Sfida më e rëndësishme e sezonit do të luhet pikërisht të dielën. Pikërisht për këtë supersfidë, ditën e nesërme Partizani ka caktuar orën dhe vendin ku do të mbahet konferenca për shtyp para mediave.

Trajneri Orges Shehi dhe kapiteni Valentino Murataj do të jenë ata që do të dalin ta flasin në prag të finales së titullit, për të thënë fjalët e fundit para se fjalën ta thotë fusha e lojës.

“Nesër ora 12:00 sallën e konferencave të stadiumit "Air Albania", do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin Orges Shehi dhe kapitenin Valentino Murataj në prag të takimit final të "Final 4" ndaj Egnatias”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat