Al-Hilali tundon Milanin

Futboll

Al-Hilali tundon Milanin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:12
Leao

Shumë para, ah sa shumë shumë. 175 milionë euro, pra klauzola e lirimit të përfshirë në kontratën mes Leaos dhe Milanit. Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në këtë pikë për të rrëmbyer sulmuesin nga kuqezinjtë.

Lajmin e bujshëm e ka dhënë gazeta sportive portugeze “O’Jogo” e cila në faqen e saj të parë flet për një ofertë të mbërritur në “Casa Milan” e cila është ekonomikisht e parefuzueshme, duke thënë gjithashtu se, duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës.

Tashmë mbetet të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i vetë futbollistit.

Sipas asaj që shkruan “O’Jogo”, klubi arab synon të fitojë Botërorin e Klubeve, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye do t’ia kishte vënë syrin numri 10 të Milani. Madje sauditët janë gati të trefishojnë pagën aktuale prej shtatë milionësh që Leao merr nga klubi. Këtë sezon Al-Hilal, ka në skuadër emra si Kulibali, Milinkoviç-Saviç dhe Nejmar, e për më tepër u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin.

Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, Zhorzh Zhesus, fituan me tri ndeshje para fundit titullin. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 mbi Al-Nasr të Kristiano Ronaldos) dhe 96 gola të shënuar. Në fakt, sipas “O’Jogo” mund të ketë qenë pikërisht trajneri Zhesus që ka dhënë idenë për Leaon të cilin e ka stërvitur në vitin e tij të parë si profesionist te Sportingu i Lisbonës, e nuk do të ishte çudi që dyshja të ribashkohej nën diellin dhe milionat arabike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat