Historia e një 24-vjeçari nga Uellsi

Futboll

Historia e një 24-vjeçari nga Uellsi

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:18
Ethan Conway

A mund të fitosh 5 mijë sterlina dhe të jesh i mërzitur? Me sa duket është e mundur.

Historia e një 24-vjeçari nga Uellsi, Ethan Conway, ka bërë xhiron e internetit në Angli. Kjo sepse, në javën e fundit të Premier League, intuita e tij ka qenë fituese, por jo plotësisht.

Ethan, në fakt, k parashikuar fitoren 2>0 të Manchester United kundër Brighton-it, atë 2-0 të Liverpool-it kundër Wolves dhe suskesin 3-0 të Tottenham-it kundër Sheffield.

Të gjitha rezultatet të gjetura. Problemi është se Ethan, kur Dalot ka shënuar golin e parë për United, ka zgjedhur të pranojë 5 mijë sterlina dhe të heqë dorë nga skedina e tij.

Po të kishte pritur pak minuta, do të kishte fituar akoma më shumë. Në fakt, goli i 2-0 i shënuar nga Hojlund do ta kishte lejuar të fitonte një shifër prej 814 sterlinash.

Vetë ai ka thënë: “Jam i kënaqur për këto 5 mijë sterlina, por e kam zemrën të thyer. Jam me të vërtetë i shkatërruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat