Besa synon rikthimin e fuqishëm në futbollin e Kosovës

Futboll

Besa synon rikthimin e fuqishëm në futbollin e Kosovës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:27
Besa

Besa e Pejës paralajmëron rikthim të fuqishëm në futbollin e Kosovës, madje duke luajtur që nga edicioni tjetër në Ligën e Parë.

Besa është një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit vendor, por vitet e fundit ka qenë një skuadër e cila kishte probleme financiare, dhe vitin e fundit në Superligë e zhvillonte me juniorët e klubit.

“Në vitin e veçantë të 100 vjetorit të themelimit SC Besa 1923 tregoj që po vjen.

Ekipi i qytetit të Pejës, SC Besa, është gati për t'u rikthyer fuqishëm në skenën e futbollit të Kosovës. Me ngjyrat kuq e bardhë, ashtu siç e njeh Peja dhe Kosova, ky emër i madh në futbollin kosovar po bëhet gati për të garuar përsëri në ligat më të larta.

Nga sezoni 2024/25, SC Besa 1923 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, duke sjellë emocion dhe energji të re në futbollin e qytetit.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, sponsorëve dhe mbështetësve të bashkohen rreth ekipit dhe të kontribuojnë për të mbushur përsëri shkallët e stadiumit "Shahin Haxhiislami" gjatë fundjavave. Futbolli i ka munguar Pejës, dhe Peja i ka munguar futbollit.

Le ta rikthejmë së bashku lavdinë e viteve 2005-2007 me djemtë e artë të asaj kohe, për të na dërguar përsëri atje ku e ka vendin SC BESA. 

Siç ka thënë edhe Haxhi Zeka në kuvendin e Lidhjes së Pejës:

“Ta mani besën
siç e kemi pasë,
Po majt’ besën nërmjet vedit,
S’ ka ç’ na ban krajli as mbreti…

”Le të bashkohemi për të rikthyer lavdinë e futbollit në Pejë dhe për të përkrahur SC Besa në këtë kapitull të ri dhe emocionues!”, njofton Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat