Silva: Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë

Futboll

Silva: Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:30
Bernardo Silva

Gjatë një interviste të dhënë për kanalet zyrtare të klubit, mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva, është ndalur tek eksperienca e tij tek ekipet e moshave të Benfica-s:

“Kishte dyshime ndaj meje sepse mes moshës 13 dhe 18 vjeç kam qëndruar shumë në stol. Benfica donte të më huazonte te një klub më i vogël i Lisbonës. Isha më i vogël, më i dobët dhe më i ngadaltë se lojtarët e tjerë”, ka thënë Silva.

“Më pas kam luftuar dhe kam bërë më të mirën time për të vazhduar përpara. Jam frymëzuar sepse në Barcelonë ishte ajo skuadra me Messi, Xavi, Iniesta, Pedro.

“Nëse e bëjnë ata, mund ta bëj edhe unë. Edhe me David Silva-n te City, kur je më i ri kërkon t’i mbërthesh këto shpresa.

“Nga momenti që nënshkrova kontratën e parë si profesionist, kam rifilluar të luaj. Jam transferuar te Monaco dhe mendoja se isha në një nivel të mirë dhe kam filluar të besoj se mund të arrija një nivel edhe më të mirë.

“Nuk jam dorëzuar kurrë sepse ishte ëndrra ime, por kur njerëzit kanë dyshim tek ty në moshën 14 vjeç, të krijohen disa dyshime. Nuk mund të prisja të arrija atë që kam arritur deri tani dhe jam shumë i kënaqur me karrierën time deri tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat