Trepça konfirmon trajnerin për sezonin e ri

Futboll

Trepça konfirmon trajnerin për sezonin e ri

Më: 24 maj 2024 Në ora: 18:32
Kryesia e Trepçës

Skuadra e Trepçës po vazhdon organizimin për edicionin e ri në futbollin kosovar.

Ditë më parë u njoftuan se në klub kanë ardhur donator të fuqishëm të cilët do ta ndihmojnë klubit ta kthej lavdinë e dikurshme.

Më pas, si drejtor sportiv u emërua Rafet Prekazi, legjenda e futbollit mitrovicas dhe jo vetëm.

Gjatë ditës së sotme, koha ishte për të prezantuar trajnerin që do i prijë xehetarëve në sezonin e ri.

Kryesia e Trepçës ka vendosur të vazhdojnë edhe më tej me ish futbollistin e tyre, Emin Baliqin.

Mitrovicasit bëjnë të ditur se kanë vendosur zgjatjen e kontratës me Emin Baliqi, të cilin e vlerësojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat