Hyseni apo Hazrollaj?

Futboll

Hyseni apo Hazrollaj?

Më: 24 maj 2024 Në ora: 21:40
Hazrollaj

Xhiro e fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet të shtunën, me vëmendjen që do të jetë se cila skuadër do t’i shmanget barazhit, Gjilani apo Feronikeli ’74.

Megjithatë një tjetër gjë që duhet të definohet është edhe gara për ‘Këpucën e Artë’, ku po diskutohet mes Muhamet Hysenit dhe Drilon Hazrollajt.

Deri më tani dy talentët kosovarë, Hazrollaj i Malishevës dhe Hyseni i Llapit kanë shënuar nga 24 gola në elitën e futbollit.

Në xhiron e fundit do të vendoset se cili futbollist do ta fitojë ‘Këpucën e Artë’.

Hazrollaj me Malishevën e tij do të luajnë në udhëtim te Drita, një ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtari që ka mbrojtje të fortë.

Ndërkohë duket se punë më të lehtë ka Muhamed Hyseni, pasi ai me Llapin do të luajnë në udhëtim te Liria e Prizrenit, skuadër që tanimë ka rënë nga liga.

Kujtojmë se xhiron e kaluar Hazrollaj realizoi katër gola ndaj Lirisë dhe mbetet të shihet nëse Hyseni do ta përsërisë të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat