Juventus kërkon portierin e Monzës

Futboll

Juventus kërkon portierin e Monzës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:04
Michele Di Gregorio

Juventus synon që të transferojë portierin e Monzës, Michele Di Gregorio.

Ai konsiderohet si përforcimi ideal për portën, duke filluar nga vera e ardhshme.

Projekti i Giuntolit është shumë i qartë, ai do të jetë një sezon si zëvendësi i Szczesny dhe më pas do të jetë titullari i portës së bardhezinjve. Di Gregori do të përfshihet gradualisht si titullar që këtë sezon.

Kjo gjë është e pashmangshme edhe për shkak të kalendarit të ngjeshur për t’u menaxhuar, pasi do të luhet edhe në Europë.

Projekti sportiv i Juventus imagjinon një portier të aftë për të luajtur me këmbët e tij dhe Di Gregorio e bën atë më së miri. Monza kërkon rreth 20 milionë, por Juve mund të ofrojë ndonjë lojtarë për të ulur çmimin.

Një formulë kjo që kënaq edhe Monza, ndërkohë që këtë javë ka patur një takim mes Galliani e Giuntoli në Milano për këtë qëllim dhe duket se marrëveshja është arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat