Trajneri i Skënderbeut: Morëm çfarë merituam

Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Morëm çfarë merituam

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:09
Ivan Gvozdenoviq - majtas

Skënderbeu ka mposhtur 3:2 Vllazninë në stadiumin “Air Albania”. Kështu korçarët e mbyllin këtë sezon si vend i tretë, ndërsa shkodranët të katërtit.

Pas ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviq.

I lumtur? “Po. Ishte kampionat shumë interesant dhe i bukur. Skënderbeu kapi çfarë meritoi, bravo çunat, faleminderit Ardian Takaj, tifozët dhe të gjithë. Për ne vit shumë pozitiv dhe jemi shumë të kënaqur.

Ishte e vështirë. Unë e di që kam skuadër me shumë cilësi brenda po lojtarë me mesatare moshe 21-22 vjeç. Kisha frikë të flisja për Final 4 nga fillimi.

Ishte shumë e vështirë për ne, 3-4 humbje radhazi, por çfarë është mirë është ambienti. Kemi president shumë të zgjuar dhe më ndihmoi mua. Prap të kapnim rrugën e duhur dhe kjo ishte diferenca.

E thashë para 1 dite, që nuk jam këtu për notën time. Jam këtu për punën, që ishte e mirë.

Nuk e di kush e fiton. Egnatia shumë e fortë dhe Partizani. Jam i sigurt finale e bukur dhe mendoj do ketë fitues brenda 90 minutave", u shpreh Gvozdenoviq.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat