Dhjetë milionë euro për 3 vite

Futboll

Dhjetë milionë euro për 3 vite

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:35
Fonseka

Ndeshja e fundit se zonale e Milanit po afron dhe për rrjedhojë, sipas asaj që ka ndodhur në orët e fundit, është i afërt edhe njoftimi i trajnerit të ri të.

Siç u raportua edhe nga media të ndryshme italiane mbrëmë, njoftimi zyrtar i lamtumirës së Stefano Piolit duhet të arrijë para ndeshjes kundër Salernitanës të programuar për nesër në 20:45.

Trajneri në largim do të shijojë përshëndetjen e publikut pavarësisht gjithçkaje dhe më pas nga java e ardhshme klubi kuqezi do të mund të njoftojë trashëgimtari i tij në stol.

Siç shkruan “Tuttosport” mëngjesin e djeshëm, për momentin të gjitha rrugët të çojnë në Paulo Fonseka. Konkurrenti i fundit i mbetur do të ishte Mark van Bomel në dalje nga Anversa, por “Djalli” duket i bindur për trajnerin portugez.

Zgjedhja, duhet thënë, nuk ngroh tifozerinë milaniste dhe kjo sigurisht do të jetë pengesa e parë e madhe për trajnerin që mbylli dy sezone në krye të Lilës. Ndërkohë mësohet që Milani për të ka gati një kontratë dyvjeçare gati për të me një opsion në vitin e tretë me vlerë rreth 3-3.5 milionë në sezon. Ajo që shton më shumë bindjen se do të jetë ai trajneri i “Djallit” është edhe takimi i së mërkurës që Fonseka ka pasur me Olimpikun e Marsejës. Ai ka refuzuar ofertën dhe sipas “L’Equipe” prapa këtij refuzimi fshihet pikërisht akordi që portugezi duhet të ketë me nënkampionët e Italisë.

E ndërkohë që Milani duket pranë zyrtarizimit të ndarjes nga Stefano Pioli dhe angazhimit të Paulo Fonsekës, tifozët kuqezi kanë nisur përsëri protestat në rrjete sociale. Emri i teknikut portugez që duhet të marrë stolin kuqezi nuk i ngroh tifozët të cilët përveç një peticioni, kanë nisur edhe përdorimin e etiketimit “nonseca” që ka shënuar një rritje në orët e fundit.

Ashtu si në rastin e Lopetegit, tifozëria po shpreh hapur pakënaqësinë për emrin e atij që duhet të jetë trajnerit i ri, teksa në preferenca e tyre qëndrojnë gjithmonë Antonio Konte e në pamundësi të tij, të paktën Roberto de Zerbi që ka cilësi teknike, por edhe është deklaruar gjithmonë si milanistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat