Kosova e Dusseldorfit bëhet gati për festë në Gjermani

Futboll

Kosova e Dusseldorfit bëhet gati për festë në Gjermani

Nga: K.G. Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:48
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit po bëhet gati për festën e kampionit në Bezirksliga.

Kuqezinjtë kryesojnë me 80 pikë, 5 më shumë se TSV Eller 04 dhe pothuajse e kanë siguruar hyrjen në Landesliga.  

“Festoni me ne. 

Këtë të diele ekipi ynë me një fitore eventuale kundër Rather SV shpallet kampion i Bezirksliga dhe vitin tjetër është pjesë e Landesliga.

Nga kjo kuptohet se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për arritjen e qëllimit tonë.

Që nga fillimi sezonit ishim në pritje të kësaj ndeshjeje,e që qellimin tonë do e arrijmë së bashku me ju që i qëndruat klubit afër gjatë gjithë kohës,me ju që të dielen ia kushtuat klubit tonë fizikisht  në stadium apo me zemër gjithmonë aty.

Kësaj radhe ne ju ftojmë të festojmë së bashku me ne si gjithmonë në numër të madh fizikisht ta bëjmë këtë të diele ditë që do mbes në kujtimet tona gjithmonë, ku në rast fitoreje klubi ynë do shkruaj historinë e që për herë të parë që nga themelimi do të jetë pjesë e Landesliga.

Djelmoshat tanë janë të vetdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe do japin gjithçka nga vetja që të festojmë brenda në shtëpi. Me fillim nga ora 15:00 FC Kosova Düsseldorf - Rather SV”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat