Ndeshja e fundit me Sivasporin, trajneri ftesë speciale

Futboll

Ndeshja e fundit me Sivasporin, trajneri ftesë speciale

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:08
Bulent Ujgun

Trajneri i Sivasporit, Bulent Ujgun iu bëri një ftesë speciale të gjithë tifozëve në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndaj Kajserisporit, që është dhe një derbi special,.

Në prononcimin e tij, Ujgun iu bëri thirrje të gjithë fansave të Sivasporit, që të veshin fanellën e Manajt dhe të përkrahin skuadrën në këtë derbi të Anadollit.  Kjo me shumë gjasa do të jetë sfida e fundit e lushnjarit me fanellën e ekipit turk. 

“Shpresoj se do të jemi gati për një derbi të bukur të Anadollit ku miqësia fiton, dashuria forcohet, vëllazëria është bashkë dhe konkurrenca rritet në kuadrin e sportit dhe shpresojmë se do të kemi sukses së bashku.

Ndoshta tifozët tanë do të shikojnë disa nga futbollistët tanë për herë të fundit. 

Duhet të veshin për herë të fundit fanellën e Rei Manajt dhe të vijnë në stadium”, u shpreh trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat