Williams ka luajtur dy vitet e fundit me një copë xhami prej dy centimetrash

Futboll

Williams ka luajtur dy vitet e fundit me një copë xhami prej dy centimetrash

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:20
Inaki Williams

Futbollistit të Athletic Bilbaos, Inaki Williams i ka ndodhur dicka e pazakont.

Williams ka dy vite që ka luajtur me një lëndim. Mund të tingëllojë e quditshme, por ai ka luajtur me një copë xhami prej dy centimetrash të ngulitur në shputën e këmbës së tij.

Ai mendoi se këmba e tij ishte shëruar shpejt dhe vazhdoi të luante, por ai nuk e dinte se një copë e madhe xhami ishte ende e vendosur atje.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Ernesto Valverde, në konferencë për media.

“Ne bëmë një skanim pas finales dhe zbuluam se ai kishte ende një copë xhami në këmbën e tij.

Kur e qepën herën e parë, e lanë copën aty. Përveç kësaj, nuk është një copë e vogël, është rreth 2 cm. Ishte pranë një kocke ose një tendine, por duhej ta nxirrnim. E vërteta është se unë dhe mjeku po qeshnim sepse nuk mund ta besonim”, ka thënë Valverde.

Si pasojë e kësaj, Williams do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit kundër Rayo Vallecano të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat