Guardiola e komenton largimin e Xavit

Futboll

Guardiola e komenton largimin e Xavit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:23
Guardiola e Xavi

Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.

Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar pas shkarkimit të Xavit si trajner i klubit të Barcelonës.

Pep tha se nuk është një lajm i mirë, duke shtuar se në futboll duhet të fitosh që të mos jesh në rrezik.

“Çfarë mund te them? Ky nuk është një lajm i mirë sepse do të thotë se diçka nuk funksionoi. Në futboll duhet të fitoni, përndryshe jeni në një pozicion të rrezikshëm. Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, duhet të fitosh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat