E çuditshme apo jo, përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, fajëson shqiptarin për golin e dytë që pësuan nga Franca. Francezët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjermanisë dhe avancuan në finalen e madhe. Megjithatë. Low gjen justifikime për humbjen duke drejtuar gishtin edhe te futbollsti shqiptar. “Ishim tre kundër tre, luajtëm topin te Mustafi që duhet ta kishte larguar nga zona e rrezikut. Neuer pothuajse e arriti topin, por më pas i ra pranë sulmuesit francez”, u ka thënë Low.