Barcelona dhe Reali e kërkuan Granit Xhakën

Futboll

Barcelona dhe Reali e kërkuan Granit Xhakën

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 22:23
Granit Xhaka

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka konfirmuar se Arsenali nuk ishte skuadra e vetme e interesuar për mesfushorin shqiptar.

Para se ta kompletonte transferimin në Arsenal, Granit Xhaka kishte ofertë nga Barcelona, ndërsa ai ishte kontaktuar edhe nga Real Madridi.

Këtë e ka konfirmuar babai i futbollistit, Ragip Xhaka, në një intervistë në transmetusin publik.

“Kishim oferta edhe nga Barcelona, kemi pas kontakte edhe nga Real Madridi. Ka qenë oferta marramendëse e Arsenalit dhe është lojtari i tretë dhe shumë e kalimit të tij është 50 milionë euro”, ishin fjalët e Xhakës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat