Ekspertët: Pogba në vitin 1970 do të mbetej pa skuadër

Futboll

Ekspertët: Pogba në vitin 1970 do të mbetej pa skuadër

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 10:48
Paul Pogba

Paul Pogba, ylli i Juventusit, është vënë në qendër të kritikave pas paraqitjes së dobët në Euro 2016 me Francën

Paul Pogba ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha kohëve të fundit. Por, pyetja është nëse vlen 120 milionë euro mesfushori francez pas paraqitjes së dobët në Euro 2016?

‘Goal’ ka përgatitur një speciale duke marrë idetë e ekspertëve të futbollit të cilët e vlerësojnë ofertën e Manchester United si jo reale për vlerat që ka shfaqur Pogba.

Ekspertët thonë se në rast se Pogba do jetonte në vitet 1970 atëherë, në bazë të përformancës që dha në Kampionatin Europian, futbollisti do të rrezikonte të ngelte pa skuadër, shkruan ‘Goal’.

Në këtë analizë theksohet se forma fizike e lojtarit 23-vjeçar po bie vazhdimisht pasi kjo u konfirmua edhe gjatë ‘Euro 2016’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat