Nëse Mourinho më telefonon...

Futboll

Nëse Mourinho më telefonon...

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:43
Paul Pogba

Futbollisti Paul Pogba po kalon pushimet në Los Angeles, ku ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Espys” për sportistët më të mirë të vitit. Me këtë rast francezi është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushorit, i cili do t’ia jepte Topin e Artë Cristiano Ronaldo-s (“më pëlqejnë si ai dhe Messi, Griezmann ka zhvilluar një vit të mrekullueshëm, por Cristiano ka fituar Champions dhe evropianin”), i janë treguar tri fanella për të kuptuar reagimin e tij. Lojtari ka buzëqeshur kur ka parë atë të Juventus-it (“është skuadra ime, familja ime, ku luaj dhe ku ndihem shumë mirë”), ndërsa është dukur më i ftohtë kur ka parë atë të Real Madrid (“është Casa Blanca, kanë fituar Champions-in këtë vit, një klub i madh”), ndërsa ajo e United i ka sjellë në mendje kujtime të vjetra: “Ka qenë familja ime e parë. Unë jam i lumtur tek Juventus, por nëse Mourinho më telefonon…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat