Barcelona kundër Betisit, Sociedad sfidon Realin

Futboll

Barcelona kundër Betisit, Sociedad sfidon Realin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:05
Pamje nga një ndeshje

Është hedhur shorti për kampionatin e ri spanjoll që do të nisë me 20 gusht.  Në hapje të edicionit, kampioni i ri Barcelona do të takohet me Betisin, ndërsa Real Madridi ka punë më të vështirë, pasi që luan në udhëtim me Sociedadin. Në javën e  parë takohen: Sociedad-Real Madrid, Barcelona-Betis, Valencia-Las Palmas,  Atletico Madrid- Alaves, La Coruna-Eibar, Sporting Gijon-Athletic, Sevilla-Espanyol, Granada-Villarreal, Malaga-Osasuna dhe Celta-Leganes. Barcelona do të jetë mikpritës i Real Madridit në Camp Nou më 3 dhjetor, në kuadër të javës së 14-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat