Reali dhe Barcelona në luftë për një futbollist

Futboll

Reali dhe Barcelona në luftë për një futbollist

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:50
Andre Gomes

Rivaliteti mes Barcelonës edhe Realit të Madridit nuk është prezent vetëm në fushën e blertë, por edhe në afatin kalimtar veror. Los Blancos dhe katalanasit kanë një objektiv të përbashkët, dhe ai është mesfushori portugez i Valencias, Andre Gomes. Për të marrë shërbimet e kampionit më të ri të Europës për të cilin përpara pak kohësh interesoheshin fuqishëm Juventusi dhe Manchester United, Reali dhe Barca kanë nisur një duel të fortë. 22-vjeçari është një futbollist polivalent i cili di të përshtatet në disa role të mesfushës, madje mund të luajë edhe si sulmues krahu dhe këto statistika e kanë bërë Andre Gomesin një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar. Edhe për dy klube të mëdha si Reali i Madridit dhe Barcelona, problem mbetet cmimi i kartonit të lojtarit pasi drejtuesit e skuadrës nga Mestalla për të lënë të lirë luzitanin kërkojnë plot 65 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat