Reprezentuesi i Kosovës shënon për Hannoverin

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon për Hannoverin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 17:29
Valmir Sulejmani

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Valmir Sulejmani , u paraqit në 45 minutat e dytë për Hannoverin 96, e cila triumfoi në miqësore me rezultat 5:2 kundër ekipit nga Holanda, Nijmegen.  Sulejmani u dëshmua mjaft i mirë dhe realizoi gol në minutën e 70-të. Skuadra e Hannoverit përgatitet për edicionin e ri në Bundesliga II, e cila fillon me 5 gusht dhe në hapje luajnë si mysafir i Kaiserslautern-it. Sulejmani po kërkon formën më të mirë që të zë vend në përbërjen e parë. Hannoveri mëton pas një vitit të rikthehet në Bundesliga I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat