Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, me kampionin Baseli, e filluan furishëm kampionatin e ri në Zvicër. Baseli shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Sionit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob-Park’ në Basel, ku ishin 27.934 shikues. Futbollisti Delgado tregoi cilësitë e tija, duke shënuar në minutën e 37-të nga penalltia dhe në atë të 47-tën, si dhe Doumbia (44’). Xhaka dëshmoi lojë shumë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 82-të nga Franssoni. Kjo ishte fitorja më bindëse e javës së parë në elitën e futbollit zviceran, ku Baseli kryeson me tri pikë, duke lënë pas me aq pikëYoung Boys-in, Grasshoppers-in e Luzern-in.