Ja kur luhet Vardari-Shkëndija! Renova e Shkupi në start luajnë si mysafir

Futboll

Ja kur luhet Vardari-Shkëndija! Renova e Shkupi në start luajnë si mysafir

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:50
pamje nga ndeshja Shkëndija-Vardari

Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e javës së parë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll, e cila fillon me 8 gusht. Shkëndija, fitues i Kupës së Maqedonas, në hapje luan si vendas kundër Sileksit nga Kratova, ndërsa Shkupi si mysafir i kampionit Vardarit,  ndërsa Renova nga Xhepçishti i Tetovës ballafaqohet në Shkup me Bregallnicën.  Derbi i stinorit luhet me 14 gusht në mes Vardarit dhe Shkëndijës, sfidë e javës së dytë, ndërsa me 23 tetor po të njëjtat skuadra ndeshen mes vete, por në Tetovë, kësaj here në kuadër të javës së 11-të. Shkëndija futet me misionin që të luftojë për të gjitha trofetë.

Në javën e parë:

Shkëndija-Sileksi

Vardari-Shkupi

Pobeda-Pelisteri

Makedonija-Rabotniçki

Bregallnica-Renova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat