Juventus me super përforcim

Futboll

Juventus me super përforcim

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:24
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentinas, gjithsesi se është përforcimi më i mirë për kampionin e Italisë, Juventusin. Higuain ka luajtur në klubet e mirënjohura, si River Plate, Real Madridi, në fund edhe për Napolin, nga edicion i ri do të mbrojë ngjyrat e Zonjës së Vjetër. Juventusi realizon goditjen e madhe në afatin kalimtar veror. Sulmuesi është shndërruar në futbollistin më të ri të klubit bardhezi pasi kampionët e Italisë kanë depozituar në Ligën Italiane të Futbollit dokumentacionin se kanë paguar klauzolën e largimit të El Pipitas nga Napoli si dhe kontratën e futbollistit. Higuain cili përpara pak ditësh kaloi me sukses vizitat mjekësore ka firmosur një kontratë katërvjeçare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon. 90 milionë është shuma e përfituar nga Napoli për kartonin e lojtarit dhe jo 94,7 siç u përfol fillimisht, shifër të cilën Juventusi do ta paguajë në dy vite. Transferimi i 28-vjeçarit te Juventusi është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian si dhe njëkohësisht goditja  më e madhe e kësaj vere. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh por mungonte vetëm zyrtarizmi, tashmë që edhe ai ka ardhur Gonzalo Higuain mund të nisë aventurën e tij të re te kampionët e Italisë. Me afrimin e golashënuesit më të mirë të Serie A gjatë edicionit të kaluar, Juventusi vështirë se do të ketë rivalë në garën për titull edhe gjatë këtij sezoni. Ajo e Higuain është blerja e pestë e bardhezinjve në këtë afat kalimtar pas Pjaniç, Dani Alves, Benatia dhe Marko Pjacas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat