Shkëndija humb, tifozët e Vardarit vazhdimisht ofenduan

Futboll

Shkëndija humb, tifozët e Vardarit vazhdimisht ofenduan

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 gusht 2016 Në ora: 20:29
Pamje nga ndeshja Vardari-Shkëndija

Skuadra shqiptare patën një javë jo aq të mirë në futbollin e Maqedonisë. Vetëm Renova shënoi fitore, ndërsa Shkëndija e Shkupi dolën duarthatë. Megjithatë, Renova regjistroi fitoren e parë dhe deri më tash nuk ka asnjë humbje.  Shkëndija e Tetovës pësoi në derbin e kampionatit. Ata humbën me rezultat 3:0 nga Vardari, në ndeshjen që u zhvilluan në stadiumin ‘Philip II’ në Shkup. Shkëndija duket se më shumë është e ruajtur për takimin e të enjtes që do të takohen me skuadrën belge Gent, në kuadër të play-off-it të Europa Leagues. “Ekipi filloi me dominim dhe humbi disa raste të mira shënimi, ndërsa goli i pësuar sikur preu këmbët futbollistëve që deri në fund dëshpëruan. Ndeshja u përcoll gjithë kohën me sharje dhe ofendime në baza nacionale nga ana e tifozëve të Vardarit”, shkruhet në faqen e skuadrës së Shkëndijës. Golat i shënuan: Gligorov (38’), Balotelli (59’) e Kojasheviq (70’). Futbollisti shqiptar Jasir Asani u paraqit nga minuta e 46-të për Vardarin, skuadër e cila klasifikohet në vend të tretë me 4 pikë, një më shumëse Shkëndija që pozicionohet i gjashti në renditje. Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës vazhdon pa humbje. Renova me rezultat minimal 1:0 e mposhti Makedonija GP.  Futbollisti Murat Adili ishte trim i kësaj fitore. Ai në minutën e 53-të shënoi për triumfin e Renovës, e cila ngjitet në vendin e katërt me 4 pikë, dy më pak se lideri Pelisteri.   Ndërkaq, Shkupi si vendas (në Çair) mposhtet me rezultat 1:0 nga Rabotniçki, ky ishte edhe derbi i qytetit. Shqiptari Emir Sahiti u paraqit titullar deri në minutën e 63-të për Rabotniçkin, kurse për skuadrën shqiptare Shkupi nuk ishte dita e tyre, por faktikisht pothuajse edhe të pafat. Ata u mposhtët në saje të një golit që e pësuan në minutën e 28-të nga Najdovski. Tri skuadra shqiptare, një fitore e dy humbje, ky ishte bilanci i javës së dytë.

 

Liga e Maqedonisë

Pelisteri-Bregallnica 3:0

Renova-Makedonija GP  1:0

Shkupi-Rabotniçki    0:1

Sileks-Pobeda    2:1

Vardari-Shkëndija     3:0

 

Tabela

 

1. Pelister    2     2     0     0     6

2. Rabotnicki      2     2     0     0     6

3. Vardar     2     1     1     0     4

4. Renova    2     1     1     0     4

5. Sileks 2     1     0     1     3

6. Shkendija 2     1     0     1     3

7. Shkupi     2     0     1     1     1

8. Bregalnica Stip     2     0     1     1

9. Pobeda    2     0     0     2     0

10. Makedonija GP  2     0     0     2     0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat