Enrique nuk dëshiron ta rrezikojë Messin

Futboll

Enrique nuk dëshiron ta rrezikojë Messin

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 18:20
Lionel Messi

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve.

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve nis nesër dhe Barcelona do të përballet me kampionët e Skocisë, Celticun.

Në dyshim për këtë takim mbetet Messi, i cili ende nuk e ka kaluar plotësisht lëndimin në këmbë dhe sipas trajnerit Luis Enrique, argjentinasi mund të ketë një minutazhë të vogël në këtë sfidë.

“Si unë ashtu edhe Messi do të dëshironim që ai të luante përgjatë gjithë ndeshjes”, u ka thënë Enrique gazetarëve. “Por së pari duhet të shohim gjendjen e tij fizike dhe më pas të vendosim sesa do të luajë. Një gjë mund ta konfirmojë se Messi nuk është i gatshëm të luajë 90 minuta”, ka theksuar trajneri i katalanasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat