Leganes, viktima tjetër e Leo Messit

Futboll

Leganes, viktima tjetër e Leo Messit

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:04
Leo Messi

Leo Messi ka shkëlqyer ndaj Leganes, ku Barcelona fitoi me rezultat 5:1

Yllit argjentinas, Lionel Messit, iu deshën vetëm 14 minuta që të gjejë rrugën drejt portës ndaj Leganes – ndaj të cilës shënoi dy gola, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt në La Liga.

Klubi madrilen i është shtuar tashmë listës së gjatë të viktimave të Leo Messit. Nga 19 rivalët aktual në La Liga, Leo Messi nuk i ka shënuar gol vetëm Las Palmas.

Viktimat më të mëdha të Leo Messit janë Atletico Madrid dhe Sevilla, të cilave u ka shënuar 21 gola respektivisht 20 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat